Drafti i opozitës për listat e hapura 100%, Presidenti apel palëve: Koha për reflektim! Do ishte atentat dhe provokim i….

Sep 28, 2020 | 13:37
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zyrtarizmin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik një ditë më parë për ndryshimet në kodin zgjedhor.

ilir-meta-675x450-665x450Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit i bën apel palëve politike se është koha për reflektim. Sipas tij, çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues.

Sipas Presidentit, opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus. Ndërsa për qeverinë thotë se kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.

“Opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.

Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100% të listave nga Rilindja.

Drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve.

Opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim.

Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit. Koha për reflektim”, shkruan Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura