Akuzat për trafik ndaj Saimir Tahirit, deklarata e fortë e Xhafajt

Oct 18, 2017 | 12:23
SHPËRNDAJE

Nga konferenca kundër trafikimit të personave, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur edhe per trafikantet qe kane fituar imunitet nga gjyqtare e prokurore te korruptuar nder vite. Kjo deklarate vjen ne nje kohe qe ish-ministri i Brendshem Saimir Tahiri akuzohet si i perfshire ne trafikun e droges se bandes se Habilajve, qe vete ai tha se i ka kusherinj te dhjete.

“Fjalime të tëra, emisione dhe shkrime pafund adresohen për trafikun e trafikantët, emrat e të cilëve janë bërë temë e ditës më shumë se asgjë tjetër, ndërkohë duhet të flisnim për thelbin e problemit, për mënyrën si do duhet të përballemi me dukuri të tilla që janë dukuri pa ngjyra dhe pa parti, të flisnin shumë më pak disa nga politikanët tanë, që cështjen e luftës kundër trafikut e shohin thjesht si trafik karrigesh pushteti e t’u jepet mundësi të veprojnë njerëzit e ligjit. Të gjithë flasin për trarfikun e trafikantët por harrojmë të kërkojmë llogari për njerëzit e ligjit qe në vite janë ridënuar dhe rivrarë për t’i shpëtuar burgun lloj-lloj trafikantëve që lëvizin lirshëm se kanë fituar imunitetin e drejtësisë së korruptuar”, tha Xhafaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura