Aksident në Tiranë, një grua përfundon në spital. Ja çfarë ndodhi

Nov 19, 2019 | 9:54
SHPËRNDAJE

ambulance

Një e moshuar ka përfunduar në spital me plagë pasi e ka përplasur urbani mëngjesin e sotëm. Policia bën me dije se drejtuesi i urbanit është shoqëruar në komisariat.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 09:15 në rrugën e “4 Dëshmorët” automjeti me drejtues shtetasin J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.,72 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja shtetasja B. Ç, është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i autobusit shtetasi J. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura