Aksident me vdekje në Vlorë, makina shtyp një fëmijë 7 vjeç

Feb 26, 2021 | 12:17
SHPËRNDAJE

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një makinë ka përplasur një të mitur e cila ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.

Vlorë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura