Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë. News 24 raporton se viktima është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish vjehrri i tij gjatë kohës që ishte në proces divorci me të shoqen.

Ndërkohë që nëna e viktimës, Dhurata Saliaj ndodhet në burg pasi akuzohet se në bashkëpunim me babanë e saj vranë Kudret Saliajn.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se të riun, Enjon Saliaj e ka përplasur makina mbrëmjen e të enjtes, rreth orës 11:30 në zonën e Freskut.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, teksa po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al