FOTO/ Ky është Kudret Saliaj, i cili u vra nga ish-vjehrri në një lokal. Ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij

Jun 4, 2021 | 13:52
SHPËRNDAJE

Zbulohet fotoja e Kudret Saliajt, i cili u vra me armë zjarri nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari.

Kudret-Saliaj
Ne foto, viktima Kudret Saliaj

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premte, në Tiranë pas sherreve të vazhdueshme për divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve. Saliaj kishte hapur procesin gjyqësor për t’u ndarë nga gruaja e tij me të cilin kanë edhe 3 fëmijë.

Mexhit Picari, një ish-polic hyri në lokal dhe hapi zjarr drejt ish-dhëndrit, ndërsa u plagos edhe avokati Adriatik Cama, që ndodhej në një tavolinë me viktimën.

SI NDODHI VRASJA

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje, por i plagosur ka mbetur edhe ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në konflikt është përfshirë Mexhit Picari, i cili ka qëlluar me arme per vdekje ish-dhëndrin e tij, shtetasin Kudret Saliaj që ishte ne proces divorci me gruan dhe sot ishte seanca e radhës, por qe nuk u zhvillua.

Sipas dëshmitarëve, pas ngjarjes ish-Prokurori Cama ka qenë i vetëdijshëm dhe ka qëndruar aty derisa ka mbërritur policia. Ai ka qenë i tronditur për ngjarjen dhe nuk ka pranuar që kolegë të tij ta dërgonin në spital.

KONFLIKTET MES ÇIFTIT

“Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje.  Po bëheshin seanca për divorc në këto kushte, babai i vajzës ka goditur ish dhëndrin e vet”, tha drejtori i policise se Tiranes, Rebani Japupaj.

AKUZAT DHE ARRESTIMI I DHURATA SALIAJ

Brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike. Familja e bashkëshortit, konkretisht vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, madje edhe 2 fëmijët e saj, e akuzojnë Dhurata Saliajn për tradhti bashkëshortore. Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideron sajesa e trillime.

Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, si dhe të kishte kërcënuar vjehrrën.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.

LEXO EDHE: 

“Avokati ishte në tavolinë me viktimën”/ Drejtori i Policisë së Tiranës jep detaje për vrasjen pranë Gjykatës: Bashkëshortja e Kudret Saliaj ka qenë e arrestuar për…

Vrau ish-dhëndrin dhe plagosi avokatin, arrestohet Mexhit Picari

Vjehrri vrau dhëndrin që po ndahej nga e bija/ Nga akuzat për dhunë, tradhti e kërcënim të vjehrrës, kush ishte gruaja e viktimës. Çfarë rrëfente ajo disa muaj më…

Zbulohet fotoja e autorit/ Konflikti që u bë çështje medatike! Çfarë deklaronte Mexhit Picari për ish-dhëndrin që sot e vrau pranë Gjykatës: Si nuk ke turp që zihesh për…

Vrasja në një lokal në Tiranë, plagoset edhe ish-prokurori Adriatik Cama. Policia jep detajet

E rëndë në Tiranë/ Babai vret ish-burrin e vajzës para procesit të divorcit, i plagosur mbeti edhe një ish-Prokuror

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura