Aksident i rëndë në Tiranë, plagoset një person

Aug 13, 2019 | 22:57
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje pranë QSUT, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë.

Për pasojë, një person ka mbetur i lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka mberritur ne vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:45 në rrugën e “Dibrës” mjeti me drejtues I. U është përplasur me motoçikletën me drejtues A. M

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e motoçikletës S. M të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

qsut-aksident

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura