Laboratori i Xibrakës, kërcënohet me jetën e djalit gazetari i “News 24”, Artan Hoxha

Mar 4, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Gazetari investigative i televizionit “News 24” dhe drejtuesi i emisionit “Xhungël”, Artan Hoxha është kërcënuar me jetën e djalit përmes një mesazhi të mbërritur në celularin e tij.

Pjesa e pare e mesazhit kercenues per gazetarin Hoxha

Shkak i këtyre kërcënimeve janë bërë deklaratat e Hoxhës për laboratorin e drogës në Xibrakë të shkatërruar tashmë nga policia dhe ku mes të tjerësh është vënë në pranga edhe nipi i diktarorit, Ermal Hoxha.

Pjesa e dyte e sms kercenuese per gazetarin Hoxha

Në mesazhin që ka mbërritur në celularin e Artan Hoxhës thuhet se “Ket sms qe po ta dergojme lexoje me vemendje! Po i fut hundet aty ku nuk duhet ti fusesh, si fillim do qash per djalin tat, pastaj do jete radha jote. Dhe shif meru me dicka tjeter dhe jo me Xibraken deri sa te vije radha ty”.          

Pas kallëzimit të bërë në lidhje me kërcënimet, Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet. Për disa dite ai është marrë në mbrojtje nga policia dhe është shoqëruar nga efektivë të RENEA-s, por ende nuk janë zbuluar autorët e kërcënimit.

“Ka pasur disa kërcënime ndaj meje për shkak të hulumtimeve të ngjarjeve të fundit. Bëhet fjalë për rastin e zbulimit të laboratorit të kokainës. Po tentojnë ti mbyllin gojën medias. Më është ofruar mbrojtje nga policia. Gjej rastin ti falënderoj policinë e prokurorinë. Është pjesë e punës sime që të komunikoj me prokurorë, oficerë të policisë. Ajo që më ndodhi mua është pjesë e luftës së mirës kundër së keqes. Urojmë që në këtë betejë të triumfojë e mira”, deklaroi gazetari Artan Hoxha për Balkanweb.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura