Laboratori i drogës, PD nxjerr emrat e qeveritarëve të implikuar: Nga Olsi Rama te Gramozi dhe…Çervenaku si Mirel Mërtiri i inceneratorëve

Nov 26, 2022 | 8:06
SHPËRNDAJE

VALENTINA MADANI

Partia Demokratike denoncoi dje përfshirjen e disa qeveritarëve në operacionin antidrogë të SPAKut, DEA-s dhe policisë malazeze, lidhur me thasët me pleh të sekuestruar në Fier, ku dyshohet se fshihet drogë e ardhur nga Kolumbia.

Lideri demokrat Sali Berisha përmendi emrat që nga Olsi Rama deri të Erisa Spiropali që sipas tij, qëndrojnë pas zyrtarit të PS-së Viktor Çervenakut, i arrestuar për kokainën në Fier. Sipas Berishës, kjo është fabrika e dytë e drogës së narkoshtetit, ndërsa e cilësoi ish-kreun e Komunës së Frakullës, Viktor Çervenakun si Mirel Mërtirin e inceneratorëve, për qeverinë.

Kreu i PDsë, Sali Berisha, reagoi dje pas lajmit për aksionin e SPAK-ut, DEA-s dhe policisë malazeze, lidhur me thasët me pleh të sekuestruar në Fier, ku dyshohet se fshihet drogë e ardhur nga Kolumbia. Në një postim të bërë në “Facebook”, Berisha publikoi foton e ish-kryetarit të PS-së të Komunës Frakull i Madh, Viktor Çervenaku, (në oborrin e banesës së të cilit u gjetën rreth 200 thasë), teksa shihet me Kryeministrin Edi Rama. “Edi Rama me mikun e tij të drogës Viktor Çervenaku! Vëllezër në Kokainë!”, shkruan Berisha.

Më pas edhe gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i PD-së Sali Berisha komentoi operacionin antidrogë të dy ditëve më parë në Frakull të Fierit. Sipas tij, kjo është fabrika e dytë e drogës së narkoshtetit, ndërsa e cilësoi ish-kreun e Komunës së Frakullës, Viktor Çervenakun si Mirel Mërtirin e inceneratorëve, për qeverinë. Berisha e cilësoi Frakullën, si “pikë mjalti” për Edi Ramën.

Lideri demokrat iu referua denoncimit te qytetarit digjital për të përmendur dhe emrat e disa politikanëve, përveç Kryeministrit Edi Rama, për lidhje me laboratorin e drogës. Lidhur me zyrtarin e PS-së, drejtor në OST, që u arrestua se në vilën e tij u zbulua laboratori, Berisha u shpreh:

“Çervenaku është një Zoto apo Mërtir në sipërmarrjen e kokainës të qeverisë. Si ishin këta për djegësit, Viktor Çervenaku është një nëpunës në ndërmarrjen e qeverisë”.

“A ishin apo jo të njëjtit kolumbianë? Se ishin alkimistë super specialistë kokaine që shkrinin rrobat e dinin ta nxirrnin e ta ndanin kokainë, me të cilët Olsi Rama ishte familjar dhe një Genci Xhixha një ring lider që jeton në Kubë, djali i një militanteje të thekur të Partisë Socialiste që punonte me Ramën, financuesi i Ramës.

Atë e nxori Olsi Rama nga Shqipëria dhe ne e kemi denoncuar. Shkuan nga Xibrana në Frakull. Ajo zonë aty është pika e mjaltit e Edi Ramës në radhë të parë. Ju i keni parë fotot pasionante me drejtorin e Burimeve Njerëzore të OST-së që i kishte dorëzuar vilën partisë për laborator, për fabrikë mielli të bardhë.

Aty nuk është vetëm Edi Rama i përmendur, janë dhe të tjerë, Gramozi, Reban Jaupi, Spiropali që përmenden nga qytetari digjital. Por këto janë për t’u verifikuar. Çervenaku është një Zoto apo Mërtir, në sipërmarrjen e kokainës të qeverisë. Si ishin këta për djegësit, Viktor Çervenaku është një nëpunës në ndërmarrjen e qeverisë. E shtronte me të drejtë një qytetar digjital pyetjen se ‘si ka mundësi që ku shkon Taulant Balla ndërtohen fabrika mielli’.

Atëherë t’i përgjigjet drejtësia se unë s’kam, lidhjet e tij i kam denoncuar në mënyrë të përsëritur, por dhe qytetari digjital të drejtë e kishte pyetjen”, deklaroi z. Berisha.

430 kg kokainë e përzier me “pleh artificial”, e ndarë në 600 thasë është kapur ne Fier. Ishin autoritete e huaja që sinjalizuan policinë shqiptare në lidhje me ngarkesën e kokainës, e cila ishte porositur nga biznesmeni Zenel Cervanaku për biznesin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura