Labinot Gashi: Oferta që më joshi të kërcej

Oct 12, 2015 | 13:56
SHPËRNDAJE

11221417_10206673085402241_7689701179690580081_n

Ai është një nga njerëzit më të famshëm të ekranit shqiptar. Labinot Gashin e gjen kudo, një njeri energjik dhe plot pozitivitet, ka miqësi me gjithë estradën, moderon emisione e spektakle, thjeshtë është më i kërkuari. Së fundi e kemi edhe në garën e kërcimit ku si partnere ka këngëtaren Arilena Ara. Ai është i fejuar, dhe po qëndron në Tiranë së bashku me parteneren e tij. Për më shumë, vjen në një rrëfim për ‘’Panorama plus’’…

Pse vendose të bëhesh pjesë e garës së kërcimit, ke pasur përvojë në kërcim edhe më herët?

Pranova pasi doja shumë vallëzimin dhe kisha vallëzuar para 16 vitesh, më është dukur eksperiencë shumë e mirë.

Kemi parë një video para ca vitesh në Turqi me Adelina Ismailin, mendon se në kërcim mund të përshtatesh me cilëndo?

Me Adelinën kam vallëzuar para ca vitesh, është kohë e papërshkruar, kurse te vallëzimi mund të përshtatesh me atë që di të vallëzojë.

Sa të vështirë e ke pasur me Arilenën?

Nuk kam pasur aspak vështirësi me Arilenën, që nga fillimi jemi përshtatur.

E zgjodhe ti apo produksioni?

Produksioni e propozoi, unë isha shumë dakord të bëheshim bashkë në këtë garë. Pse të joshi oferta e këtij spektakli? Oferta është se këtu vallëzohet dhe mbi të gjitha, nuk eleminohesh pasi je çdo javë pjesë e shout.

Të ka munguar vëmendja mediatike në Tiranë që vendose të vish këtu?

Nuk është se nuk kam pasur audiencë edhe në Shqipëri me emisionet e mia, por kjo është një fuqi tjetër.

Si i menaxhon njëkohësisht të gjitha, provat, emisionin, eventet, ftesat e ndryshme, si ia del?

Mundohem që të koordinoj çdo gjë, jam person që jam mësuar me angazhime edhe kur nuk kam angazhime, nuk mund të rri dot. Po kjo më shtyn edhe më shumë të punoj, edhe me provat, edhe me emisionet në Kosovë, por edhe me mbrëmjet në diasporë.

Ka pak muaj që je fejuar, kur do të të shohim dhëndër?

Nuk kemi vendosur ndonjë datë martese, por mbi të gjitha është që ne jemi mirë e bashkë.

Sa fëmijë do doje të kishe?

Dy fëmijë, një vajzë dhe një djal.

Kë do doje të të këndonte në dasmë?

Në dasmë të gjithë do të këndojnë edhe unë vetë bashkë me ata (qesh).

Raportet e tua me këngëtarët, cilin nuk e ke pasur asnjëherë në studio?

Raportet janë shumë të mira, të shëndosha, të pastra, shoqërore dhe miqësore e me dikë dhe shumë familjare. Nuk e di akoma kë nuk e kam pasur mysafir.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura