Zvicër, 17 vjeçari ‘i zhdukur’ e sajoi vetë historinë: E bëra se nuk isha i lumtur

May 21, 2015 | 17:23
SHPËRNDAJE

Mediat zvicerane raportuan se një 17 vjeçar shqiptar me banim në Zyrih kishte humbur pa lënë gjurmë pasi kishte lënë takim me një femër të panjohur në Facebook. 

Ilir Mustafi

Lajmi, i publikuar fillimish  nga portali “blick am abend”, u përhap me shpejtësi edhe për shkak se disa personalitete të njohur, mes të cilëve një reper, vendosën ta përhapin lajmin në faqet e tyre në rrjetet sociale me qëllim që të gjendej i riu.

Por pasi lajmi u përhap rezultoi se 17 vjeçari Ilir Mustafi e kishte sajuar të gjithë historinë.

Në një mesazh të lënë në faqen e tij në Instagram Mustafi shkruante “Nuk jam takuar me asnjë njeri të rremë dhe nuk më kanë rrëmbyer. Nuk isha i lumtur dhe jam në kërkim të vetvetes”.


Jeta e tij ishte ndjerë e kotë, kishte pirë shumë alkool, kishte gënjyer dhe ishte tallur me këdo. “Mendoja se isha një djall i vërtetë. Por mendoj se kushdo mund ta kontrollojë veten nëse bën një përpjekje dhe i dedikohet Zotit”.

Ai i kërkon falje familjes dhe i thotë kujtdo që përhapi lajmin e zhdukjes : “Ju lutem mos e frikësoni më familjen time, unë do të kthehem”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura