Kuvendi i Maqedonisë konstituohet të martën, ende pa marrëveshje për qeverinë e re

| 17:18
SHPËRNDAJE
 

Me kthimin e Kuvendit, liderët politik i nisin zyrtarisht negociatat për shumicë të re. Takimi zyrtar i cili mësohet se do të zhvillohet nesër është ai mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi. Socialdemokratët nuk ndajnë hollësi nëse lideri i tyre në agjendën e tij ka paraparë edhe takime të tjera.

Kuvend_15-2-1536x1152

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti për ditën e martë nuk ka planifikuar takime me liderët politik. Ndonëse pas takimit me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami kishte paralajmëruar takime me liderët e koalicionit ASH&AAA, asnjëra palë nuk konfirmon nëse i janë përgjigjur ftesave për takime në kuadër të konstituimit të Kuvendit.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk kanë informacion për ndonjë takim të liderit tyre Hristijan Mickoski me ndonjërin nga liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Mickoski ditë më parë njoftoi se pas konstituimit do t’i nisë takimet në nivel liderësh, të cilët sipas tij do të zhvillohen në Kuvend.

Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alterntaiva deri tani nuk kanë njoftuar për takime me qëllim sigurimin e shumicës parlamentare. Sipas tyre, hapësirë do t’i jepet BDI-së ta realizojë premtimin e vetëm për kryeministrin shqiptar, për të cilin kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta mbështetur me vota në Kuvend.

Nga e marta, vijon afati 10 ditorë deri kur presidenti obligohet me Kushtetutë që mandatin t’ia besojë liderit ose partive që kanë siguruar shumicën në Kuvend. Brenda kësaj periudhe pritet intensifikimi i bisedimeve mes liderëve dhe formimi i grupeve negociuese.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev një ditë pas zgjedhjeve tha se partia e tij do të tentojë sigurimin e shumicës pa BDI-në, me qëllim që siç të mos negocionte me kushtëzime. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski do të udhëheq paralelisht negociata për sigurimin e shumicës, ndërsa kreu i BDI-së, Ahmeti do të tenton unifikimin e bllokut politik shqiptar për pozitën e kryeministrit.

Në rast se bisedimet vijojnë sipas afateve, më 14 gusht pritet besimi i mandatit ndërsa votimi i Qeverisë së re mund të bëhet në javën e fundit të muajit gusht.

/Alsat/

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.