Kushtetuesja i hapi rrugën menaxhimit të Butrintit nga një Fondacion, Ina Zhupa: Do të dëmtohet parku! Raporti i Unesco-s u fsheh nga shteti shqiptar

Apr 25, 2024 | 11:03
SHPËRNDAJE

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese i hapi rrugën menaxhimit të Butrintit nga një Fondacion duke rrëzuar kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të opozitës, për anulimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan të zhvillimit (AADF).

Ina Zhupa butrinti ok

Në një deklaratë për mediat, Ina Zhupa u shpreh se kjo do t’i hapë rrugë dëmtimit të parkut, ndërsa ngriti akuza se raporti i Unesco-s u fsheh nga shteti shqiptar.

“Për të vendosur të lërë në fuqi koncesionin e Butritit, duke i hapur kështu rrugë dëmtimit të parkut. I hiqen detyrat shtetit në çdo pasuri kombëtare. Gjykata Kushtetuese dje shënoi në historianë e Shqipërisë, datën 24 si një datë që gjykohet në Konventën e Parisit ndryshe nga çka e gjykon Unesco.

Raporti i Unesco-s u fsheh nga shtetit shqiptar. Ndërkohë që KLSH në parashtrimet e sjella me shkrim, paraqet që duhet të pranohet kërkesa për shfuqizimin e ligjit. Marrëveshja e ka pranuar që nuk do të auditohet nga KLSH. Fondet e tyre nuk mund t’i fusin në auditim, madje dhe biletat. Kushtetuesja thotë; nuk ka problem që nuk auditon KLSH.

Ajo mund të auditojë po i dha leje Fondacioni. Kushtetuesja nuk paraqet në vendimin e vetë nëse është shkelje që ministri firmos një marrëveshje që si anëtar i bordit do të zbatojë interesin e fonacionit dhe jo të shtetit. Hapi i radhës është SPAK dhe ndërkombëtarët. Por ne besuam se pas reagimit të UNESCO-s, gjykata do të ishte në anën e qytetarëve, pasi kjo nuk është çështje politike. Turpin le ta mbajnë ata që e bëjnë. Historia do të gjykojë anën e duhur dhe ne jemi në anën e duhur”, tha Zhupa.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura