“Kushdo që nuk pëlqehet nga Rama…”, Beleri për mediat greke: Sundimi i ligjit në Shqipëri nuk funksionon

Nov 28, 2023 | 18:11
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nga burg i Durrësit ka folur për median greke SKAI, ku ndër të tjera ka thënë se në Shqipëri nuk funksionon sundimi i ligjit.

WhatsApp Image 2023-11-28 at 17.32.53

“Më 4 dhjetor, pas gjashtë muajsh pengesë, do të ekzekutohet kërkesa ime në gjykatën speciale nëse do të betohem apo jo”  tha Beleri.

Sipas tij, ligji është i qartë, kur dikush nuk është dënuar me vendim të formës së prerë, ai mund të betohet.

Ai shton se për të njëjtin krim, dy kryebashkiakë të tjerë janë në detyrë, ndërsa ai në paraburgim.

Ligji është i qartë, kur dikush nuk është dënuar dhe vendimi nuk ka marrë formë të prerë, ai mund të betohet. Për të njëjtin krim jam në paraburgim, ndërsa dy kryetarë të tjerë janë në detyrë në momentin që ka video dhe dëshmi për dy rastet e tjera”, shtoi ai.

Beleri flet po ashtu edhe për situatën në parlament, ku thekson se opozita nuk mund të ushtrojë detyrat e saj, pasi aty ka gjueti shtrigash nga qeveria dhe sipas tij kushdo që nuk pëlqehet nga Rama persekutohet në çdo kohë.

Opozita nuk mund të kryejë detyrat e saj në Parlament, ka gjueti shtrigash nga qeveria shqiptare, kushdo që nuk pëlqehet nga Rama persekutohet në çdo kohë. Nuk ka barazi”, u shpreh kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Sa i përket kryeministrit Rama, Beleri tha po ashtu si ai shihet si një lider pro-evropian dhe modern nga vendet e tjera, ndërkohë që 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura