“Kush flet për ndryshim kufijsh është proserb e prorus”

Sep 2, 2018 | 15:25
SHPËRNDAJE

Për kryetarin formal të PDK’së, Kadri Veselin, kushdo që flet për ndryshim të kufijve të Kosovës apo korrigjim është proserb e pro rus. Këto konstatime Veseli i ka dhënë në Mitrovicë, në një debat për fazën finale të dialogut, në kohën kur Presidenti Hashim Thaçi po kërkon korrigjim të kufirit të Kosovës me Serbinë dhe ndryshimin e kufijve, duke e bashkuar Luginën e Preshevës me Kosovën.

a122-650x358_1535888214-9146371

“Besoni, këta zëra janë të njerëzve e qarqeve që nuk ia duan të mirën as Mitrovicës e as Kosovës…Janë zëra që nxisin panikë tek qytetarët dhe në këtë mënyrë u shërbejnë qëllimeve të këqija forcave antiKosovë. Jane zera prorus, jane zera proserb, te mbushur plot patriozitëm”, tha Veseli sot në një debat në Mitrovicë, per fazen finale të dialogut.

Më tej ai tha se Mitrovica nuk do të preket kurrë.

Gazeta Express, përmes burimeve diplomatike, përmes një artikulli të publikuar muajin e korrik, ka mësuar se Administrata e Donald Trumpit i ka dhënë dritën e gjelbër opsionit të ndarjes së Kosovës. Sipas të njëjtit burim, ka mundësi që Trump për këtë gjë është marrë vesh me presidentin rus, Vladimir Putin, në samitin e Helsinkit.

Në janar të këtij viti, Zyra e Presidentit Thaçi, e kishte lënë të hapur idenë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kishin thënë se në këtë fazë është spekulim çdo ide që çon në shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Por, nuk kishin mohuar nisjen e bisedave joformale me palën serbe për këtë ide. Sidoqoftë, Bekim Çollaku ka thënë se marrëveshja historike me Serbinë duhet t’i garantojë Kosovë anëtarësim në OKB dhe integrim euro-atlantik./Gazeta Ekspress

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura