Kush është pronari që iu dogj servisi, u arrestua para disa ditësh. Fotot me ‘Ferrari’ e pushimet luksoze…

Oct 23, 2018 | 8:25
SHPËRNDAJE

Servisi i makinave qe u perfshi gjate nates nga flaket ne Elbasan eshte ne pronesi te nje personi te arrestuar vetem pak dite me pare nga policia, me qellim ekstradimin.

“News 24” ben me dije se behet fjale per shtetasin Elton (Kastriot) Kila, banues në lagjen “Qemal Stafa”, i cili është arrestuar vetëm 5 ditë më parë nga policia ne bazë të një urdhër-arresti lëshuar nga autoritet italiane para 1 muaji.

ferrari-780x4051539870379

Policia e Elbasanit ka arrestuar të enjten në mëngjes 37-vjeçarin e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Pescara-s në Itali. Policia sqaron se ai u ndalua, në sajë të kontrolleve për personat e shpallur në kërkim.

11892049_1597331067195732_3229236893295733589_n1539870400

“Në vijim të zbatimit të planit të masave për Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e një shtetasi  të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Konkretisht u ndalua  Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen ‘Qemal Stafa’ Elbasan”, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Elbasanit.

30688898_2002597773335724_5492770834332436938_n1539870400

Në Itali, sipas të njëjtave burime, 37-vjeçari akuzohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale, me aktivitet në fushën e narkotikëve.

“Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescara-s/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e  veprave penale ‘Organizata kriminale’, ‘Trafikim i narkotikëve’, ‘Mashtrim’ dhe Kallëzim i rremë’, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme”.

Në postimet që 37-vjeçari bën në rrjetet sociale, shfaq jetën e luksit. Makina të shtrenjta të markave “Ferrari”, “Lamborghini”, pushime ekzotike dhe jo vetëm…

12523883_1660709617524543_5841720566119285102_n1539870401

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura