Kush është miliarderi koreano-jugor që dëshiron të zëvendësojë Blatterin

Jul 30, 2015 | 9:31
SHPËRNDAJE

Koreano-jugori Chung Mong-Joon thotë se dëshiron të zëvendësojë Sepp Blatter si presidenti i ardhshëm i FIFA-s.

Chung Mong-joon
Chung Mong-joon
Chung është një ish zëvendës-president i organit qeverisës të futbollit botëror dhe aksioneri kryesor i gjigantit industrial “Hyundai”.

Ai i tha BBC-së se rivali i tij Mishel Platini nuk ishte njeriu i duhur për FIFA.

“Nëse unë fitoj zgjedhjet, puna ime është që të mos gëzoj luksin e zyrës. Detyra ime është për ta ndryshuar atë,” shtoi ai.

63-vjeçari, i cili është ka një pasuri me vlerë 1.2 miliard USD, sipas Forbes, vazhdoi: “Do të jetë shumë e vështirë për Platini që të ketë ndonjë reformë kuptimplotë. Platini gëzon mbështetje institucionale nga struktura aktuale e FIFA-s. Platini është më shumë një produkt i sistemit aktual”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura