Kush është biznesmeni nga Berati, i cili u vra me armë silenciator! Çfarë thotë policia për ngjarjen

Feb 25, 2021 | 9:41
SHPËRNDAJE

Behar Sofia, 66 vjeç është personi i cili u vra me armë silenciator në zonën e Piramidës.

66-vjeçari ka qenë biznesmen me origjinë nga Lapardhaja e Beratit dhe ishte banues në “Rrugën e Qelqit” Kombinat.

Ndërsa dyshohet se eshte me  precedent penal në fushën e lëndëve narkotike jashtë vendit.

Ai u qëllua mëngjesin e sotëm me armë me silenciator dhe mori dy plumba. Megjithëse u transportua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

66-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë kur i është bërë atentatit. Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që atë të kenë nxjerrë në pritë, raporton News24.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm teksa në vend ka shkuar dhe kreu i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi.

Në Tiranë janë ngritur disa postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse për kapjen e autorëve. Sipas të dhënave mësohet se bizneset e tij janë sulmuar më herët me eksploziv.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: 

EMRI/ U qëllua me armë silenciator pranë “Piramidës”, ndërron jetë në spital i plagosuri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura