Kurti dhe Vuçiç nesër në Berlin/ Ish-emisari i BE-së: Kancelari gjerman Scholz kërkon të parandalojë frontet e reja të luftës

May 3, 2022 | 12:37
SHPËRNDAJE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të presë nesër në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

AWOM-Petritsch-Feature-_MG_8058-CMichaelMazohl-1920px-2-600x360

Lidhur me këtë ftesë të Scholz për dy liderët nga Ballkani Perëndimor, ka folur ish-emisari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch.

Petritsch ka deklaruar se me këtë takim, Scholz do të synojë të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes kyçe të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, që është problemi mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se Berlini zyrtar synon parandalimin e hapjes së fronteve të reja nga lufta që Rusia ka nisur në Ukrainë.

Të mërkurën në Berlin me ftesë të Scholz do të qëndrojë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili pas takimit që do të ketë me kancelarin gjerman, në mbrëmje do të ketë një takim informal me Kurtin dhe Vuçiçin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura