“Kurir”: Terroristi Morina në stadium. Syze të reja për Vuçiçin pas Srebrenicës

Oct 6, 2015 | 23:42
SHPËRNDAJE

Gazeta serbe “Kurir” i ka kushtuar një artikull pjesëmarrjes së Ballist Morinës në “Elbasan Arena” për ndeshjen e 8 tetorit, ku Shqipëria do të presë Serbinë për kualifikueset e Europianit të Francës.

Morina-Vucic“Kurir” e cilëson Ballist Morinën si terrorist dhe këtë e tregon që në titullin e artikullit. “Terroristi Morina do të jetë në stadium”, shkruan “Kurir”.

Ballist Morina deklaroi dje përmes një videomesazhi se do të ishte i pranishëm në ndeshjen Shqipëri-Serbi, duke theksuar se kishte edhe një surprizë për Vuçiçin.

Ai do të sjellë një palë syze të reja për të, duke thumbuar kryeministrin serb për incidentin në Srebrenicë të Bosnjës, ku ai u sulmua me gurë dhe për pasojë iu thyen syzet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura