“Kur unë dhe Behgjet Pacolli vizitonim hotel Dajtin ne vitet 80”

Jul 3, 2018 | 16:41
SHPËRNDAJE

Në 26 janar, Presidenti i shoqatës Dante Alighieri, ish ministër i bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë, drejtues i Sant Egidios së njohur për aktivitetin paqësues në Ballkan dhe botë, profesori Andrea Riccardi, që ka vizituar Tiranën në vitet 80 dhe ka marrë pjesë në një konferencë shkencore për Luigj Gurakuqin, komenton librin autobiografik të Behgjet Pacollit që ka dalë në vitrinat e librarive italiane.

“Kur unë dhe Pacolli vizitonim hotel Dajtin ne vitet 80”

Një portret i Ministrit të jashtëm të Kosovës nisur nga libri i tij, bërë nga njëri prej historianëve më të mëdhenj europianë.

43a050c7-7f21-4a0d-bd18-75891b579151

Transkripti i fjalës hyrëse të Andrea Riccardi, President i Shoqerise Dante Aligheri: 

“Une e lexova kete liber me shume interes, “Asgje nuk eshte e pamundur” niset nga ideja e suksesit. Nje ide qe shpeshhere skandalizon, por qe eshte ideja e nje te riu kosovar, i rritur ne nje vend malor Marec, eshte aq ne mal sa ndryshimi ne fene myslymane ka ardhur me me vonese, ne fillim te shekullit XVIII sepse malet te mbrojne. Ky djalosh i ri fillon nje rrugetim te veshtire sepse do te fshije kufijte, pengesat qe gjen rreth vetes. Une kete liber do ta quaja “Nga Kosova drejt Botes te tere” sepse kjo eshte historia.

Studimet ne Zvicer, ne  Rusi, ne Gjermani, ne vendet ish sovjetike, Afganistan, ShBA etj. Por sic e shikoni nuk ka humbur tek ai rrenja shqipetare sepse ai kthehet ne Kosove si politikan sepse rrenjet e tij jane aty, urtesia e tij eshte aty, ajo qe i ka mesuar gjyshi i tij Osman.

Po kaloj te kapitulli i pare. Ajo qe me ka mahnitur nga autori jone nuk eshte vetem historia e suksesit, por historia e femijerise te tij. Ne kapitullin e pare dhe te dyte flitet per familjen, duket sikur eshte nje fare romani. Kjo klime e familjes Pacolli, nje familje me njefare mireqenie, me tradite por e varferuar, familje me nje dinjitet te madh por e perulur.

Kjo eshte hitori e viteve 50. Ne kete shtepi tradicionale, duhet ta njohin Kosoven. Ishte dhoma e burrave ku priteshin njerezit, dhoma e grave e vapes ku gatuhej, dhe gjyshi qe eshte kjo figure patriarkale dhe ketu kemi nje aspekt tjeter jashtezakonisht te rendesishem, ceshtja e clirimit te shqiptareve, gjykimi i ndryshem per okupimin gjerman kundrejt asaj qe eshte pozicioni zyrtar. Ju duhet ta lexoni kapitullin e pare pastaj eshte kapitulli i dyte qe eshte po aq interesant. Nga mali i mbrojtur nga familja, nga i ati, drama qe te ndjehesh shqiptar ne token shqiptare por jo ne shtepine tende, eshte kjo historia shume e cuditshme, politika titoiste e migrimit te shqiptareve.

Nje dite babai i Ministrit kthet ne shtepi dhe thote qe duhet te shkojne ne Turqi, se familjeve shqiptare ju kane thene qe te shkojne ne Turqi. Nuk dua te zgjatem, por dua t’ju them qe eshte nje liber qe vertete duhet lexuar.

Kapitulli tjeter Prishtina ku ai shkon ne shkolle me opinga, me kepucet e fshatarit, dhe aty hyn ne shoqerine socialiste. Por kjo nuk eshte nje shoqeri socialiste sepse te rinjte e borgjezise jane te veshur mire dhe njeriu i fshatit qe jeton ne nje familje turke, sepse ketu duhet ta kuptojme Kosoven qe eshte nje vend i perzjere sepse aty kishte rreth 10,000 turq. Ku njeri e ndjen se duhet te studjoje te jete i pari i klases, por te mos shihet sepse ai eshte i veshur plot me rroba te arnuara. Ja ky ishte socializmi real i dites, por libri i Ministrit nuk eshte liber anti komunist. Por ne gjejme ne historine e tij qe ka qene pjese ne garden personale te marshalit Tito. Ishte intendent, sillte bagazhet, por vezhgonte nga afer, kjo ishte gjeja kryesore. Ktu fillon ta njohi liderin dhe Jovanken mitike qe nje moment te caktuar do te zhduket, qe nuk eshte komunist por pasardhes i asburgeve qe eshte perandoria e fundit nderkombetare qe mban se bashku kombesi te ndryshme, por eshte kosovar ne gjak, dhe gjithmone mbetet nje shqiptar qe ne 1968, pas 50 vjetesh, ne kujtojme 1968 si majin francez qe eshte ndergjegjesimi nderkombetar.

Me vone nisin kapituj interesant, si fillmet e tij si sipermarres apo kthimi i vazhdueshem ne Kosove, apo aty ku tregohet regjistrimi ne “Ligen Komuniste” shqiptare, por vetem per nje dite sepse debimi per nje dileme pas. Nuk eshte vetem historia e tij, por eshte e jona sepse eshte nje faqe e cila me ka prekur shume, sepse eshte nje periudhe qe kam jetuar dhe une, une nuk flas shume per veten time. Por pika thelbesore qe me ka prekur me shume  eshte ajo e viteve 80, kur shkon ne Tirane. Aty ku shikonim kamionat shqiptare te tokes meme, si e vetmja toke e lire. Ishte nje mit Shqiperia. Ishte e vetmja e lire. Me kujtohet qe nje here fjalen e nje paraardhesit te tij Ambasador i Shqiperise, qe si diplomat i ri kur iku ne Paris. Per nje dite te vetme e pa Parisin dhe kur iku ne hotel zuri te qante, sepse e pa qe vendi i tij nuk ishte i lire dhe nuk ishte vendi me i bukur i botes. Pati nje krize sepse zbuloi se bota nuk ishte vetem Hotel Dajti qe kishte banjot italiane te prishura te viteve 30, ishte hotel qe fliste babai im qe kur kishim kohe te lire shkonim te Hotel Dajti. Kjo eshte Shqiperia qe ai ka jetuar. Ai ka shkuar atje ne momentin e vrasjes se Mehmet Shehut. Ka qene moment dramatik sepse thuhej se te huajt duhet te ikin e keshtu me rradhe.

Ky njeri ka ndertuar nje rruge, por suksesi i ka probleme e veta. Nuk me duket se ne keto faqe del ndonje falenderim per Carla del Ponte, me duket se i ka problemet e veta, per shkak te hapjes se problemeve jo vetem me drejtesine zvicerane por edhe me ate ruse, por si ja ben ai eshte sekret i tij. Ai eshte nje personazh i ekonomise ruse, Kazakistanit, njeri qe futet neper bote. Ju do thoni se ai eshte nje njeri suksesi dhe do shkoi te jeton kudo, ne Neë York, shkon larg. Por jo, me lejoni te them qe ai eshte kokforte sepse ai pavarsisht suksesit ai kthehet ne Kosove. Kosova eshte pika kryesore e jetes se tij. Femijet e tij flasin shqip edhe zonja e tij qe nuk eshte shqiptare flet shqip. Do te thoja kete lidhje te madhe me Kosoven. eshte nje pike kjo, dhe shume te tjera qe e lidhin me Kosoven.

Ketu kemi nje pike tjeter, pa dashur ta zgjes shume, qe me lidhe me vitin 1993, kur Komuniteti i Sant’Egidios ka punuar ne Kosove per te kerkuar per te dale nga ajo situate dramatike te tensionit, duke punuar ne rrugen e autonomise per te arritur neper zhvillime te paparashikueshme te metejshme per ti dhene nje frymemarrje shoqerise kosovare. Ne ate kohe, ne 1993, Ibrahim Rugova ”Gandi i Ballkanit” kishte tentuar te krijonte nje shoqeri paralele, shkolla, organizata, etj., nje shoqeri brenda shoqerise shqiptare te shtypur nga qeveria e Beogradit. Shqiptaret ne mazhorance ne Kosove, kishin nje statut as te pakices, pra kishin nje statut te margjinaliteti ne rritje. Ata sa me shume qe ndergjegjesoheshin per realitetin e tyre ata me shume margjinalizoheshin. Ishte nje tentative e gjate dhe stafete mes Milloshevicit dhe Rugoves. Dhe ne kete liber flitet per bashkebisedimin shume te cuditshem dhe dramatik ne mes te Ministrit qe ne ate kohe ishte person privat qe ishte derguar nga Jelcin privatisht, i cili ne ate kohe nuk kishte nje pozicion te tij ndaj Beogradit, por kishte nje mendim kritik ndaj Milloshevicit. Pra shoh tani mikun tim Roberto Moroco qe ka punuar shume per Kosoven ne negociaten dhe ka marre pjese ne shume bashkebisedime me Milloshevicin. Ishte perkthyes me Milloshevicin nga italishtja ne gjermanishte. Kjo tentative pra per te krijuar nje ure coi ne firmosjen e marreveshjes dhe me kujtohet se sa i kenaqur qe ishte Rugova. Shkova ne shtepine e tij, ne shtepine e rugoves, dhe hengrem se bashku, ishte nje moment shume i bukur. Pastaj me tha une miqeve u tregoj nje dhome qe eshte pjese e muzeut tim ku jane te gjitha mineralet e Kosoves, kam token e Kosoves. Rugova kishte dy fe, njera e cila ishte Kosova dhe tjetra ishte familja e tij. Dhe ketu duhet te kuptojme lidhjen e thelle me familjen ne boten kosovare, sepse Kosova ka rrezistuar nepermjet familjeve te medha.

Me coj ne kete zyre, ne kete dhome, dhe une thoja e po gure te bukur. I thoja per miresjellje. Pastaj me tha qe te zgjidhja nje gur dhe une nuk dija ke te zgjidhja. Mora nje qe ishte i vogel, por i bukur dhe i lezetshem. Ky eshte ari i Kosoves, me tha dhe une nuk doja qe ta merrje. Me tha se ari i yne nuk vlen shume. I thash por po marre nje gure flori te cmuar. Ky ishte Rugova, nje njeri i kultures qe kosovareve i dukej inaktiv sepse fliste per Bogdanin ne kohen kur sheshi po digje, e per te cilin kishte bere temen e diplomes ne Paris. Njeri me politik i tij Agani, qe u vra, nderhynte. Spostimi i ligjerates ishte taktike e Rrugoves.

Punuam se bashku me Pacollin, por paralelisht, pa u njohur, por me nje projekt qe ishte ai qe te dialogonim dhe qe te dilnim nga nje situate konfliktuale.

Une mendoj se ne takimin e Pacollit ne takimin me Milloshevicin eshte i tere karakteri i tij. Vihet re vullneti per dialoguar me nje personazh shume te ashper. Por nga ana tjeter eshte edhe nje force si kur i thote, le ta quajme politikanit serb, se une ketu kam dokumente kompromentuese te kalimit nepermjet Qipros, per cfare Milloshevicit i iku truri. Milloshevici i kishte aspektet e veta dhe nje fiksim politik qe te kthehej gjithmone tek te njejtat tema.

Kemi shume kujtime ne leximin e ketij libri. Nje  endrrer qe sot po realizohet ne Kosove dhe  ne Ballkan. Eshte romani i kapitujve te pare, eshte historia e suksesi ku shikohet Pacolli ku ai tregohet si nje luftetar e pastaj eshte politika, ku vihet re se pse miku yne te cilit nuk i mugojne burimet financiare, pse ai ngul kembe dhe shkon dhe hyne ne politiken aktive. Pse??? Une ketu besoj se aty eshte patrioti tipik shqiptar. Ketu eshte gjyshi i tij dhe ideja e realizimit te nje enderre, prandaj duan qe ta qojne Kosoven ne bote. Me pas tregohet se si ishte President per nje jave, dhe pastaj terhiqet ne menyre demokratike pasi Gjykata Kushtetuese vendos qe nuk eshte e vlefshme zgjedhja e tij, por e shohim teresishte te identifikuar si perfaqesues i institucioneve qe mendon vetem per te ardhmen e Kosoves.

Po e mbyll ligjeraten time. Kosova per te eshte shume e vogel, por eshte shtepia e tij Kosova. Eshte nje enderr e madhe qe idea perreth Kosoves qe ti hapet komunitetit shqiptar. Aty tregohet dhe vizita e pare si President shkoi ne Tirane apo marrdheniet me Tiranen zyrtare, me parlamentin Shqiptar. Idea eshte qe ndonese Mbreti Zog I, i pari dhe i fundit mbret i shqipetareve, e quante veten mbret i te te gjithe shqiptareve jo vetem i Shqiperise, pavarsisht se pastaj ja dha Shen Naumin Jugosllavise, kjo nje nga lojrat e cuditshme te Ballkanit qe vetem miku i yne Moroco i njeh mire.

Ne nuk jemi perball vetem nje nacionalisti shqiptar, ka shume prej tyre dhe kemi respekt per ta, por jemi  perball edhe nje njeriu qe ka shume misione, si per shembull te dikujt qe kerkon te heqe kufinjte e Ballkanit dhe te rindertoje nje zone paqeje te cilen ai e quan “paradhoma e Europes”. Une uroj qe kjo te realizohet sepse kjo Europa jone ka shume probleme dhe ka nevoje per dhoma dhe per paradhoma.

E lexova kete liber me kenaqesi, kisha degjuar per kete liber. Ky liber me pelqeu sepse me kujton historin e nje djali si une, jemi edhe moshatar, e nje djali qe ka deshire per te jetuar dhe qe nuk lodhet se luftuari.

Faleminderit per kete liber dhe faleminderit ju qe jeni te pranishem”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura