Kur presidenti amerikan Roosevelt përgatitej për të ndëshkuar Italinë për shkak të pushtimit të Shqipërisë

Mar 7, 2018 | 10:00
SHPËRNDAJE

NGA AURENC BEBJA

Në vitin 1939 “Le Matin” sjell një artikull ku flet për kohën kur presidenti amerikan Roosevelt dhe Sekretari i Shtetit Cordell Hull përgatiteshin për të ndëshkuar Italinë për shkak të pushtimit të Shqipërisë.

President Donald Trump delivers remarks to the Conservative Political Action Conference, Friday, Feb. 23, 2018, in Oxon Hill, Md. (AP Photo/Evan Vucci)
President Donald Trump delivers remarks to the Conservative Political Action Conference, Friday, Feb. 23, 2018, in Oxon Hill, Md. (AP Photo/Evan Vucci)

Cili ka qenë ky plan? Çfarë përmban deklarata e Sekretarit të Shtetit Amerikan? Në vijim do të gjeni shkrimin e plotë të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja.

«Washington, 8 prill. (Dép. Havas).
Z. Cordell Hull, pas një bisede telefonike me presidentin Roosevelt, ka dhënë këtë deklaratë për shtyp:

«Pushtimi i dhunshëm i Shqipërisë është padyshim një kërcënim shtesë për paqen në botë. Pushtimi bie në kundërshtim me vullnetin e të gjithë popujve për të parë qeveritë e tyre t’i udhëheqin në udhën e paqes dhe jo atë të luftës. Është e panevojshme të shtojmë se efekti i pashmangshëm i kësaj ngjarjeje, që vjen pas disa të ngjashmëve, ka për qëllim të shkatërrojë besimin dhe të minojë stabilitetin botëror. Kjo do të ndikojë edhe në vetë mirëqenien tonë».

Z. Hull shprehu mendimin se Italia ka shkelur Paktin Kellogg. Ai, ndër të tjera, tha se embargoja e armëve kundër Italisë në bazë të aktit të neutralitetit po diskutohej nga zyrtarë të lartë qeveritarë.

Presidenti Roosevelt, gjatë një konference për shtyp në Warm Springs tha se ai mbështet plotësisht deklaratën e Sekretarit të Shtetit.»

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1939-kur-presidenti-amerikan-roosevelt-dhe-sekretari-i-shtetit-cordell-hull-pergatiteshin-per-te-ndeshkuar-italine-per-shkak-te-pushtimit-te-shqiperise/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura