Kur ecni duke kontrolluar telefonin në rrugë mund ta pësoni kështu (VIDEO)

Feb 27, 2015 | 21:46
SHPËRNDAJE

Mania që ka pushtuar njerëzit, për të kontrolluar Facebook-un, email-in, kutinë e mesazheve hyrëse apo edhe thjesht për inerci të merren me telefonin, disave u kushton shtrenjtë.

Në kohën kur edhe grabitjet janë të pashmangshme pasi disa persona kanë zgjedhur këtë mënyrë për të jetuar, duhet bërë kujdes.
Rasti në videon që ju mund të shikoni këtu, është shembulli për të kuptuar gabimet që bëjmë të gjithë çdo ditë, duke riskuar veten dhe e ekspozuar ndaj këtyre “grabitqarëve”.

Në këtë video, një këmbësor i cili ka telefonin celular në dorë dhe ecën me kokën ulur, bëhet pre e një grabitje e cila mund të duket e rëndomtë. Por mungesa e vigjilencës bën që të mos jetë ai i vetmi që mund t’i ndodhë.

Incidenti ka ndodhur në qendër të Londrës, dhe Inspektori i Policisë së qytetit paralajmëroi njerëzit të mos ‘ecin dhe të çojnë mesazhe’ por të jenë vigjilent kur përdorin telefonat e tyre në rrugë.

“Nëse keni vërtetë nevojë për të bërë një telefonatë në një vend publik, përpiquni për të bërë një bisedë sa më të shkurtër të jetë e mundur”,- apeloi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura