Kur Beniada Nishani ishte një nga “eskortat” e shumta të Berlusconi-t/ Zbulohet e shkuara e modeles shqiptare, ja çfarë thoshte katër vite më parë

Jan 18, 2022 | 23:40
SHPËRNDAJE

Ndoshta pak e dinë, por konkurrentja e “Big Brother VIP” Beniada Nishani ka luajtur dikur në një film me regji të Paolo Sorrentinos, ku ishte një prej femrave të shumta të Silvio Berlusconi-t.

beniada berlk

Ndonëse në një rol episodik dhe jo shumë të njohur, Beniada do të merrte vëmendjen e mediave italiane, ku fill pas daljes së filmit “Loro” në vitin 2018, do të jepte një intervistë për bashkëpunimin me regjisorin e njohur dhe rolin e saj.

Filmi flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve “Loro” (Ata), që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medias Silvio Berlusconi.

Sergio Morra është një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të eskortave të tij, të cilat i përdor për të korruptuar politikanë vendas.

Pikërisht rolin e njërës prej femrave të shumta të ish-kryeministrit të Italisë e luan Beniada, e cila është pjesë e trajlerit zyrtar.

Gjatë intervistës së dhënë 4 vite më parë Beniada Nishani pyetet se si lindi bashkëpunimi me regjisorin e njohur Sorrentino.

Ishte shumë rastësor pasi mora pjesë falë fjalëve të një miku, në një nga cast-et e shumta që u bënë nëpër Itali. Pak për argëtim, pak si sfidë personale, vendosa të marr pjesë. Pas disa provave me skenarë të ndryshëm, arrita të realizoj një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Paolo Sorrentino ma dha disa këshilla se si të interpretoja sa më mirë rolin tim. Ai ishte trajneri im i vërtetë në set Në film luaj një nga femrat e Berlusconit. Një vajzë e re që dëshiron të hedhë hapat e saj në këtë botë dritash, ëndrrash dhe shpresash”, do të shprehej Nishani në vitin 2018.

Beniada

loro8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura