“Kunati i Bashës kërkoi pjesën te Parku”, Erjon Isufaj padit firmën e ndërtimit

Jul 5, 2017 | 23:39
SHPËRNDAJE
Erion Isufi, ka bërë sot një Kërkesë-Padi në drejtim të Shoqërisë “Arlis-Ndertimi” shpk, e cila administrohet nga Armand Lilo. Kunati i Lulzim Bashës, e padit firmën në fjalë për shpifje.
Firma e ndërtimit që ka rrethuar lulishten në zonën e ish-parkut të autobusëve, në një deklaratë pak ditë më parë është shprehur se leja e ndërtimit është marrë në vitin 2013 pas miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, kohë kur Bashkinë e drejtonte Basha. Sipas firmës “Arlis shpk”, në atë kohë, kunati i ish kreut të Bashkisë i kërkoi firmës që një pjesë të tokës tia kalonte atij dhe pas refuzimit, Bashkia e ktheu të gjithën në lulishte.

19758408_10213520537833610_1291782118_n

Por lidhur me këtë situatë në Kërkesë-Padi shkruhet se “detyrimi i palës se paditur, për ti shërbyer paditësit Erjon Isufi dëmin jo pasurorë me masën 1.000.000 lekë detyrim për të botuar përgënjeshtrimin e deklaratës në të gjitha portalet mediatike online në të cilat është botuar lajmi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura