“Kunata maniake për të kryer marrëdhënie, më mbylli në tualet dhe më bëri hatanë”

Dec 17, 2017 | 23:53
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçar britanik ka rrëfyer një histori të çuditshme me kunatën e tij, e cila sot e ka bërë të ndihet në faj por edhe i turpëruar.

Ai i ka shkruar psikologes së “The Sun” duke i treguar hallin e madh që e ka zënë.maxresdefault

Letra e djalit:

E dashur psikologe Deidre…

Unë jam një djalë 28vjeç dhe për më shumë se një vit jam në një lidhje me një vajzë që e dua shumë. Ajo ka edhe një motër e cila është dy vite më e vogël se unë.

Gjatë lidhjes sonë, unë nuk kisha vënë re asnjëherë ndonjë gjë të dyshimtë prej motrës së saj…

Por para disa ditësh ne ishim në një hotel me një mikun tim i cili na kishte ftuar për të pirë një gotë. Gjatë mbrëmjes, unë dola në ballkon për të pirë një cigare. Pas meje erdhi dhe kunata. Nisëm të bisedonim dhe në një çast ajo më tha se do të kishte shumë dëshirë të kishte një të dashur si unë.

Mu duk e çuditshme ajo që tha, por nuk i kushtova shumë vëmendje.

Por pak më vonë, kur unë shkova në tualet, ajo erdhi pas meje, më futi në një tualet dhe më pas filloi të më puthte. Të them të drejtën më pëlqeu shumë. Më pas bëmë seks për disa minuta dhe më pas u kthyem tek e dashura ime dhe shoku jonë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Por që prej asaj dite unë nuk e kam takuar më asnjëherë, ndërsa ajo më shkruan dhe më thotë se dëshiron që ta përsërisim.

Por unë nuk dua më ta bëj, sepse e dua të dashurën time dhe ndihem në faj dhe i turpëruar para saj. Nuk e di a duhet t’i tregoj apo jo këtë që ka ndodhur…”

Përgjigjja e psikologes:

Mirë bën që ndihesh në faj. Por mendoj se nuk është mirë t’ia tregosh të dashurës sepse vetëm do ta mërzisje. E rëndësishme është që të mos e përsërisësh më dhe të mos e tradhtosh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura