Kunata e deputetes së PS konfirmohet në detyrë në Prokurorinë e Tiranës, KPK merr vendimin unanim

Jul 17, 2023 | 12:46
SHPËRNDAJE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës Alma Felaj, kunata e deputetes Ermonela Felaj.

Prokurorja-Alma-Felaj-ne-KPK
Alma Felaj

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relator Olsi Komicin dhe anetare Etleda Çiftjan.

Gjatë seancës dëgjimore më 12 korrik 2023 Komisioni nuk evidentoi probleme domethenëse për Felajn, në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua në mënyrë të diskutueshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës./BIRN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura