“Kulturë mizerabël. Ua ngjitin me pështymë në ball!”- Erion Braçe, mbi traditën e hedhjes së parave në dasma: Sa pak respekt për të ardhurat në këtë vend

Sep 1, 2021 | 12:19
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri në detyrë Erion Braçe, i cili pak ditë më parë njoftoi largimin nga posti, ka komentuar sot traditën e hedhjes së parave në dasmat shqiptare.

BRACE1

Braçe e konsideron një kulturë mizerabël atë të gjuajtjes me lekë të nuses dhe dhëndrit. Po ashtu zv.kryeministri e konsideron një mungesë respekti për njëri-tjetrin dhe për paranë në vend.

brace per dasmat

POSTIMI I PLOTË

HARE E MADHE!

DASMA GJITHANDEJ!

Dhe patjeter;

KULTURA MIZERABEL E GJUAJTJES ME LEKE TE NUSES E DHENDRIT,

MADJE DUKE UA NGJITUR ME PESHTYME NE BALL, VIJUAR ME HEDHJEN E LEKUT NE AJER NE KERCIM E SIPER PER TE DESHMUAR STATUSIN E PARASHUMIT NE MES TE SHOQERISE E KRUSHQISE,

SHOQERUAR NGA NJE MUZIKE E TMERRSHME!

Nuk di kush e futi kete “tradite” mes dasmave shqiptare, por ka me shume se 10 dite qe dikush mi poston keto pamje.

Dhe nje gje mendoj;

Sa pak respekt ka per njeri tjetrin ne kete vend, mundesine e panundesine e tij,

qofte ky dhendri apo ajo nusja!

Por edhe sa pak respekt ka per

TE ARDHURAT, parane ne kete vend!!

Nuk di c’jane keta qe gjuajne me para apo “bejne spektakel” me para neper keto dasma;

Por nje gje e di fare mire:

Nuk kane respekt per mundin, djersen dhe parane e ardhur prej tyre!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura