Kulmon nata e dytë e festës, investitorët zviceranë te “Birra Korça”

Aug 11, 2017 | 7:33
SHPËRNDAJE

Nata e dytë e festës së “Birra Korça” kulmoi surprizuese sa i përket pjesëmarrjes. Mijëra qytetarë të ardhur nga i gjithë vendi, por edhe turistë nga shtete të ndryshme të botës, deri tek ato më të largëtat, festuan dhe shijuan më shumë se 80 mijë gota të “Birra Korça”.

birra

Në skenë u ngjitën këngëtarë mjaft të dashur për publikun, të cilët janë pritur me ovacione nga të gjithë të pranishmit. Altin Goci, Xhesika Polo, Bledi Polena e Vudu Band, debutuan disa këngë nga repertorët e tyre, duke i dhënë nota akoma më festive këtij organizimi, që tashmë është i përvitshëm dhe i kthyer në traditë.

Nata e dytë ka kapërcyer çdo parashikim të organizatorëve, duke shënuar shifra në rritje të pjesëmarrësve në tendat e birrës së parë shqiptare. Turistët e huaj kanë kërkuar të shijojnë birrën “Korça”, e cila mban edhe emrin e qytetit.

birra1

“Është me shije mjaft të veçantë. Për këto net të nxehta, ku ka më mirë që të shijosh këtë birrë të mrekullueshme. Më pëlqen shumë dhe gjatë këtyre netëve që do të jem pjesëmarrës në festë, unë do të konsumoj vetëm ‘Birra Korça’”, u shpreh një turist i ardhur nga Franca. Sipas tij, ai kishte dëgjuar nga disa miq që kanë marrë pjesë më parë në këtë festë, ndaj kishte vendosur që t’u bashkohej e ta prekte nga afër festën dhe të shijonte birrën e qytetit.

Muzika shqiptare dhe e huaj, e kanë shndërruar sheshin para pallatit të sportit “Tamara Nikolla” në një hapë- sirë gjigante festive. Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë festa është kuruar në çdo detaj të sajin dhe organizatorët e kanë rikthyer birrën e qytetit dhe historikun e saj për ta vënë sa më pranë turistëve dhe vizitorëve.

Vala festive ka gjallëruar së tepërmi gjithë qytetin e Korçës, ku Beer Bike, me logon “Birra Korça”, kanë qenë prezente duke e mbajtur gjallë atmosferën. Mbrëmja ka startuar në orën 20:30, ku të gjithë pjesëmarrësit me padurim kanë pritur që të nisë argëtimi.

birra3

Pasi kapërceu kufijtë e njohjes falë shijes së birrës “Korça”, festa e ktheu Korçën në destinacion turistik, ku edhe hotelet e lokalet kanë qenë përplot.

Investitorët zviceranë në fabrikën e “Birra Korça”

birra2

Një grup investitorësh zviceranë kanë vizituar dje ambientet e gjigandit teknologjik të prodhimit të birrës, Fabrikën “Birra Korça”, ku janë pritur nga presidenti i “IHB GROUP”, Irfan Hysenbelliu. Përveç impresioneve të tyre, ata janë surprizuar edhe nga ambientet e lokalit të ri, i cili do të hapë dyert së shpejti. Një projekt ku ndërthuren vlerat e ruajtura të ndërtimit të 90 viteve më parë, me stilin klasik, për të sjellë një rezultat unik në qytetin e Korçës. Investitorët zviceranë e vlerësuan birrën “Korça” për shijen e saj mjaft të veçantë. Por, ata shprehën mjaft konsiderata edhe për teknologjinë e përdorur nga kompania, e cila sipas tyre nuk ka asnjë ndryshim me fabrikat e birrave të famshme të Europës, të cilat i kanë vizituar më parë.

“’Birra Korça’, e preferuara ime”

birra4

Elvis Stermolli ka ardhur enkas nga Greqia bashkë me familjen e tij, ku jetojnë prej vitesh si emigrantë. “Sot kam ardhur nga Greqia dhe së bashku me familjen po shijojmë festën e birrës. Më vjen keq madje që për shkak të punës nuk munda të jem që në mbrëmjen e parë. Atmosfera është fantastike. Ka muzikë dhe birrë shumë të mirë. Sigurisht që do të qëndroj deri në fund të mbrëmjes sepse gjithçka këtu të jep kënaqësi, për më tepër birra Korça është birra ime e preferuar. Kam qenë edhe herë të tjera në këtë festë dhe nuk dua të mungoj. Është një arsye më shumë për të pirë birra Korça. Sigurisht që unë e kam birrën time të preferuar dhe në çdo rast e konsumoj, por me festën është kombinimi më i mirë. Historia e qytetit të Korçës është e lidhur edhe me historinë e birra Korçës, jo vetëm si birra e parë në Shqipëri, por aktualisht edhe më e mira në treg. Ajo ofrohet me një çmim, i cili është i përshtatshëm për çdo qytetar, por gjithashtu cilësia e saj të bën që të mos mendosh më për çmimin. Nëse konsumon birra Korça ndihesh jo vetëm pjesë e qytetit të Korçës, por edhe pjesë e një tradite qytetare, e cila vazhdon prej vitesh”, shprehet ai.

DHORJELA ÇULE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura