Kukësi pa frena, marrëveshje me mbrojtësin brazilian vlerësuar 600 mijë euro

Jun 13, 2018 | 20:10
SHPËRNDAJE

Kukësi mesa duket është pa frena në këtë merkato verore. Klubi verilindor, pasi prezantoi Plakun ditën e sotme për repartin e sulmit, ka mbyllur marrëveshjen edhe me mbrojtësin brazilian Uilliam Kordeiro Melo.

julho-Copia

Siç raporton Supersport, 24-vjeçari që aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, do të jetë shumë shpejt për të nënshkruar kontratën.

Kordeiro në karrierën e tij ka qenë pjesë e Figuerenses në ligën kryesore të Brazilit, ndërsa ka luajtur edhe në Serinë B braziliane me Clube de Regatas e Ferroviaria. Edicionin e fundit ishte pjesë e Oestes duke qenë një titullar i padiskutueshëm tek skuadra nga Itapolis. Kartoni i tij vlerësohet në shifrën 600 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura