Kukësi e padit në FIFA, Izair Emini prezantohet te klubi i ri

Sep 5, 2017 | 11:22
SHPËRNDAJE

Izair Emini është zyrtarisht një futbollist i Shkëndijes së Tetovës, pavarësisht mosmarrëveshjes me klubin e Kukësit. Verilindorët pretendojnë se lojtari është akoma nën kontratë me ta, ndërsa sulmuesi pretendon të kundërtën.

Emini

Për zgjidhjen e kësaj çështje klubi i Kukësit i është drejtuar FIFA-s dhe ata presin një dëmshpërblim prej 250 mijë euro nga lojtari pasi sipas tyre ka moszbatim të kontratës dhe Emini e ka prishur atë në mënyrë të njëanshme.

lena dhe emini

FIFA-a vendosi pak ditë më parë në favor të sulmuesit, gjithsesi klubi verilindor nuk është dorëzuar, duke përgatitur një tjetër padi, me pretendimin se ata kanë të drejtë.

Emini Kukesi gol

31-vjeçari u prezantua ditën e djeshme me kuqezinjtë nga Tetova përmes një video të postuar në faqen zyrtare të klubit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura