Kufijtë/ Kuvendi dështon të harmonizojë rezolutën për dialogun me Serbinë

Nov 1, 2018 | 12:51
SHPËRNDAJE

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë braktisur sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe nuk kane votuar per ceshtjen e kufijve. Pas kesaj në sallën e Kuvendit mbeten vetëm 53 deputetë.

kuvendi kosove

Një veprim i tillë është bërë pasi nuk kanë marrë përkrahjen e pozitës për rezolutën që ia ndalon presidentit Thaçi të diskutojë për kufijtë e Kosovës në Bruksel.

Edhe pse kishte deputetë të mjaftueshëm në sallë për rezolutën kanë votuar vetëm 50 deputetë ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.

Deputeti i Alternativës ka deklaruar se ishin shumë afër për t’u marrë vesh, por pavarësisht rezoluta nuk u përkrah.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura