Kualifikueset e Botërorit/ Futbollisti luan me doping dhe i shënon dy gola Ukrainës

Sep 10, 2021 | 17:11
SHPËRNDAJE

Një lojtar i kombëtares së Kazakistanit, i cili shënoi dy gola në kualifikuesen e Botërorit javën e shkuar, ka dalë pozitiv me doping. Mbrojtësi Ruslan Valiulin doli pozitiv ndaj substancave të ndaluara në gjak pas ndeshjes së skuadrës së tij, Tobol Kostanai në Ligën e Konferencës më 12 gusht, por klubi njoftoi se përgjigjja e testit erdhi vetëm në datën 2 shtator.

613a313c20302754be0a5f48

Deri atëherë, Valiulini ishte grumbulluar me kombëtaren dhe kishte shënuar të dy golat kundër Ukrainës 2-2 një ditë më herët. Federata kazake njoftoi se lojtari i tyre rezultoi pozitiv si pasojë e disa vitaminave që kishte marrë. Ata nuk rrezikojnë ta humbasin ndeshjen në tavolinë sepse rregullorja thotë se një rast pozitiv në skuadër nuk mjafton për këtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura