Kryeministri britanik prezanton “Planin B” për të parandaluar përhapjen e Covid. Nga puna në shtëpi tek vaksinimet, ja çfarë parashikojnë masat e reja

Dec 8, 2021 | 23:56
SHPËRNDAJE

borisKryeministri britanik, Boris Johnson zbuloi rregullat e “Planit B” të Covid për Anglinë.

Masat parashikojnë se njerëzit duhet të fillojnë të punojnë nga shtëpia aty ku është e nevojshme, kjo duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme.

Mbajtja e maskave do të bëhet sërish një pamje më e zakonshme, pasi ambientet publike të mbyllura si kinematë dhe teatrot do të kërkojnë maska ​​nga e premtja.

Një leje për Covid NHS, që vërteton vaksinimin ose një test negativ, do të kërkohet në klubet e natës dhe mjediset e tjera ku mblidhen turma të mëdha.

Testimi ditor do të jetë një kërkesë për ata që bien në kontakt me një rast pozitiv me Covid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura