‘Kryefjala’ e medias dhe politikës prej dy muajsh, Ervis Martinaj vijon të jetë i zhdukur! Familja në agoni, i shumëkërkuari sot do të…

Oct 6, 2022 | 13:26
SHPËRNDAJE

6 tetori e ka gjetur Ervis Martinajn duke festuar në 39 vitet e shkuara. Kjo pasi kjo datë, shënon ditën e tij të lindjes.

-640-0-1658132863xmartinaj-271

Ditën e sotme fati i të shumëkërkuarit vijon të mbetet mister prej rreth dy muajsh dhe familjarët nuk kanë asnjë lajm nëse ai është gjallë apo është eliminuar nga grupet kriminale.

Sot Ervis Martinaj do të ishte duke festuar 40-vjetorin e lindjes, por policia nuk ka ende një përgjigje për fatin e tij.

Familjarët denoncuan zhdukjen e Martinajt në datë 9 gusht teksa ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Emri i tij doli në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani i cili tha se kishte marrë një porosi me faturë 500 mijë euro për të eliminuar Endrit Doklen.

Policia ka marrë në pyetje kundërshtarët e tij në fushën e biznesit dhe kriminalitetit por një pistë e mundshme që po hetohet është edhe ajo e inskenimit nga vetë i shumëkërkuari.

Ai është shfaqur për herë të fundit në kamerat e sigurisë së një hoteli në qytetin bregdetar të Durrësit pak ditë para zhdukjes. Në kamerat e sigurisë, Martinaj duket në shoqërinë e një vajze të njohur të showbizz-it dhe shoferit të tij, agjentit të Operacionales Jeton Lami që sot qëndron pas hekurave.

Emri i Martinajt është bërë shpesh temë diskutimi dhe akuzash apo kundërakuzash mes opozitës dhe maxhorancës.

Për fatin e tij ka folur edhe kryeministri Edi Rama i cili i ka vënë ultimatum policisë për zbardhjen e fatit të tij. Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha ka drejtuar gishtin nga vetë Rama duke qenë se pas zhdukjes së tij qeveria ka në tryezë opsionin e hapjes së basteve.

Sipas Berishës kjo lëvizje vjen në një kohë kur Martinaj i cili cilësohej si mbret i lojërave të fatit është zhdukur, ndërsa ka deklaruar se si person i përfolur për marrë drejtimin e këtij aktiviteti sot është pikërisht vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

633eae34c0925ervis-martinaj-800x481-1-640x385

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura