Kryebashkiaku gjerman: Vajzat provokojnë ngacmime seksuale

Feb 5, 2016 | 20:10
SHPËRNDAJE

Banorët e një qyteti të vogël në Gjermani kanë mbetur pa fjalë nga ajo që dëgjuan nga kryetari i tyre i bashkisë. Jens Muller, kryebashkiak i Bad Schlema, në Saxnoy është shprehur se, vajzat e vogla ‘provokojnë” ngacmim seksual.

5272464_W620

Komentin Muller e ka bërë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak javën e kaluar, pasi një i moshuar ngriti shqetësimin se vajzat e vogla ishin subjekt i ngacmimeve seksuale gjatë kohës që shkonin nga shkolla në shtëpi, raporton gazeta gjermane “FreiePresse”.

I moshuari tha se mbesa e tij, e cila është më e vogël se 10 vjeçe, ka qenë viktimë e një sjelljeje të tillë. “Vajzat ngacmohen nga fëmijët e refugjatëve”, tha ai.

Përgjigja e Muller ishte: “Kjo është e thjeshtë, thjeshtë mos provokoni”. Gjithashtu ai sugjeroi se vajzat të përdorin rrugë alternative për t’u kthyer nga shkolla në shtëpi.

Komenti i tij ka shkaktuar zemërim tek banorët, të cilët e akuzojnë kryebashkiakun se po fokusohet më shumë tek viktimat sesa tek agresorët.

Shumë të pranishëm në mbledhje reaguan me fyerje ndaj kryebashkiakut, sa që ky i fundit kërcënoi se do të thirrje policinë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura