Kriza e çmimeve/ Berisha thirrje qeverisë: Bëni subvencion të plotë të biletave të transportit urban dhe interurban! Ulni me 50% taksat e naftës

Aug 8, 2022 | 12:16
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi këtë të hënë nga qeveria marrjen e masave ekonomike për lehtësimin e barrës së rritjes së çmimeve të naftës dhe biletave të transoportit publik te qytetarët.

Përmes një konference për media të dhënë nga selia blu, Berisha kërkoi nga ekzekutivi të ndjekë shembullin e vendeve evropiane dhe të bëjë bubvencionim të plotë të biletave urbane dhe interurbane për qytetarët.

Gjithashtu ai kërkoi uljen e taksave të naftës nga 1.1 euro në 0.5 cent, ç’ka do të sillte dhe rënien e çmimit më pas për lëndën djegëse.

“Në këto rrethana emergjente PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë. Ky propozim i PD nuk është i pabazuar, është i bazuar në një praktikë që kanë vendosur një sërë vendesh evropiane. Ju kujtoj sot se në Gjermani me një biletë mujore prej 9 euro lëviz me të gjitha mjetet që qarkullojnë në këtë vend dhe në të gjithë territorin e saj, vendet e tjera si Spanja kanë shndërruar transportin publik falas për qytetarët.

Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës që me vlerën 1.1 euro është më i larti në botë dhe është shndërruar në faktorin kryesor të çmimit stratosferik. Ulja e taksës së naftës nga 1.1 në 0.5 euro do të shoqërohet me një ulje të çmimit të naftës. Ata që mendojnë se arka do të boshatiset, kjo nuk është e vërtetë, mjafton që qeveria të ç’doganojë naftën që kalon jashtë sistemit doganor në Shqipëri. Duhet të jemi shumë të qartë se nuk ka asnjë mundësi për naftë kontrabandë veçse kur kontrabanohet nga dora e zezë e qeverisë”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura