Kritikohet nga fansat, Aurela Hoxha heq dorë nga ndërhyrjet plastike

Oct 10, 2019 | 17:10
SHPËRNDAJE

Shpesh herë ajo akuzohet për ndërhyrje të shumta kirurgjikale, sidomos buzët. Mirëpo mesa duket ka ardhur momenti që Aurela Hoxha të heqë dorë nga këto ndërhyrje.

Një foto me filtër që zmadhon buzët, ka ngjallur sërish debat duke e akuzuar modelen se prapë ajo ka bërë ndërhyrje në buzë. Por menjëherë ka reaguar Aurela:

“Qetësohuni njerëz të “mirë”, nuk i kam bërë më, përkundrazi, prej kohësh i kam hequr mbushjen dhe s’do t’i bëj më kurrë (ja një hall më pak për shqiptarët). A nuk duket qartë që është filter? Apo menduat që kam bërë tatu? P.s si ju duket kënga më e re e Albanit? Që t’i kthehemi temës”,-shkruan Aurela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura