‘Krisja’ me presidentin Meta? Rama: Ndajmë të njëjtën dashuri dhe vëmendje për…

Feb 23, 2018 | 17:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes me qeverinë e cila u mbajt në Berat për diskutimet e bëra aty dhe për vendimet e marra.

Po ashtu Rama ka komentuar edhe qëndrimin e presidentit Meta për plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë.

rama

Rama tha se me Metën ndan të gjithë dashurinë dhe vëmendjen për kanionet.

“Ndaj me presidentin të gjithë dashurinë dhe vëmendjen për kanionet. Une e kam dhënë përgjigjen time dhe nuk i lëviz asnjë presje. Nëse keni ardhur deri këtu për të nxjerr ndonjë lajm, se janë krisur marrëdhëniet e mia me presidentin, por ke gjetur vendim më të gabuar. Përgjigja ime nuk është as ironike dhe nuk dua aspak që ti iki pyetjes. Presidenti ka qenë ai që më ka njohur me kanionet dhe më ka intriguar për të bërë rafting.

Po ashtu në fillim të komunikimit të tij Rama bëri me dije se është hartuar për herë të parë një program i mirëfilltë punësimi i hartuar nga një rreth personash të besueshëm dhe me ekspertizë ndërkombëtare.

“Ne kemi një prezantim publik për portofolin e Qarkut të Beratit. Qeveria ka pasur në fokus disa vendime që synojnë rritjen e ndërveprimit midis agjencive të qeverisë dhe pushtetit vendor në funksion të qytetarëve dhe punësimit. Për këtë arsye është miratuar krijimi i fokusit social që shkon në drejtim të decentralizimit të shërbimeve sociale, por që bën të mundur krijimin e një fondi të përbashkët mes Bashkisë dhe qeverisë.

Dhe të gjitha ato investime që janë bërë nga qeveria janë në dispozicion të atyre që aplikojnë të marrin pjesë në ktë proces.

Qeveria autorizon Bashkitë, për të qenë sa më parë nevojave. Së fundi kemi diskutuar për statusin e shërbimit kombëtar të punësimit si dhe për programin e punësimin, që është një sfidë e madhe. Kjo ka nisur të hartohet, por jo si strategji apo objekt qëllim mirë, por si një program i mirëfilltë dhe i detajuar sektor më sektor në punësim. Do ta lancojmë në pranverë. Për këtë program kemi ndërtuar një rreth të konsiderueshëm të mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, më Bankën Botërore si dhe  me të gjithë ministritë,” tha Rama.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura