Kreu i ri i KMSH, Myftiu i Tiranës bën akuza të rënda: Kokë e këmbë me okultët, unë s’jam ushtar as i Anadollit, e as…

Mar 2, 2019 | 14:19
SHPËRNDAJE

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka shpërthyer në akuza të rënda pas shpalljes së kreut të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Si pjesë e garës, ai ka dalë i dyti në votim, ndërkohë që kreu i ri i KMSH u shpall Bujar Spahiu me 59 vota.

ylli-gurra-1024x681-541x360

Në një deklaratë për mediat, jashtë selisë së KMSH, e në mbyllje të procesit ai ka folur pa emra konkretë për kapje të institucionit, nga organizma okulte.

“Unë nuk jam ushtar i askujt, as majtas, djathas, në Anadoll e gjetkë. Sot ne kemi një organizëm okult, ata që i kanë imponuar KMSH mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, por edhe katapultimin e titullarit”- tha ai.

Sipas tij, zanafilla është që në 8 mars të 2014, kur KMSH iu katapultua nga këto organizma okult një kryetar.

“Në presionin e atëhershëm, tani iu imponua një titullar i cili në 5 vite jo vetëm ne por edhe ju keni pa asgjë në komunitet, humbje të tërë pronësish duke filluar nga qendra e Tiranës, duke përjashtuar myftininë Tiranë, pra pasoja për jetën dhe mbijetesën e shërbëtorëve të parë, hoxhallarët nga Tirana e në cdo myftini tjetër. Pas kësaj, kemi një faturim mbi KMSH të barrëve që nuk i takojnë, edhe ato pak të ardhura kanalizohen në mënyrë të paditur jashtë objektivave që ka komuniteti”- tha aim duke shtuar se “Gylenistët apo kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarjesh dhe të tilla katapultimesh të krerëve të KMSH. Besimtarët duhet ta zgjedhin titullarin pa ndikim, organizative, financiare apo ideologjike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura