Kreditë nga BB, 17 projekte “në sitë” për të parë mënyrën si janë zbatuar

Aug 15, 2017 | 12:22
SHPËRNDAJE

Janë 17 projekte të financuara me grante dhe kredi kryesisht nga Banka Botërore, por jo vetëm, të cilat do të kalojnë në sitën e një audituesi të pavarur për të parë mënyrën sesi janë zbatuar.

Kjo procedurë vjen me kërkesë të Ministrisë së Financave, e cila ka kërkuar që raporti i audituesit të përfundojë brenda vitit 2017.

audit-300x213

Sipas dokumenteve të Financave, objektivi i auditimeve të pasqyrave financiare të projektit (PFP) është që të mundësojë audituesin të shprehë një opinion profesional mbi pozitën financiare të projektit, në fund të 31 dhjetor 2016 dhe mbi të ardhurat dhe shpenzimet për periudhën kontabël të përfunduar në atë datë.

Librat kontabël të projektit sigurojnë bazën për përgatitjen e pasqyrave financiare dhe krijohen për të reflektuar transaksionet financiare në lidhje me të.

Audituesi do të shohë në detaj nëse janë respektuar siç duhet paratë e marra hua duke bërë krahasim me kushtet e rëna dakord në marrëveshje, do të vlerësojë termat e referencës mbi të cilat janë kryer prokurimet, si dhe rishikim të deklaratave të pajtueshmërisë.

Qeveria shqiptare, vetëm pak kohë më parë ngriti, një strukturë të veçantë që do të ketë nën mbikëqyrje projektet që financohen me grante dhe hua të siguruara nga institucionet Financiare ndërkombëtarë.

Lista e projekteve që do të auditohen

Nga të dhënat e bëra publike nga Ministria e Financave pritet që të auditohen projekte nga sektori i energjisë deri tek infrastruktura dhe shëndetësia. Konkretisht më poshtë është lista e plotë e projekteve.

  1. Plani për Rimëkëmbjen e Energjisë
  2. Projekti për Shërbimet Mjedisore
  3. Projekti i Investimeve  në sektorin e Ujit
  4. Projekti për Burimet Ujore dhe Ujitjen
  5. Projekti për Modernizmin e Asistencës Sociale
  6. Projekti i Mirëmbajtjes së rrugëve me bazë performancën
  7. Qendërzimi i Shërbimeve publike për qytetarët
  8. Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor
  9. Ndërtimi i kapaciteteve dhe mbështetja e IPS
  10. Projekti për Prokurimet publike
  11. Rritja e kapaciteteve mbikëqyrëse të AMF
  12. Përmirësimi i raportimit financiar
  13.  Projekti i Rrugëve Dytësore dhe Lokale
  14. Projekti i Furnizimit me Ujë të Zonave Rurale
  15. Projekti i Punëve ne Komunitet, Faza IV “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare  dhe Zonave Bregdetare”
  16. Projekti i Furnizimit me Ujë të Zonave Rurale- faza III
  17. Fondi Shqiptar i Zhvillimit si EntiteT

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura