Kotzias flet me shifra: Po presim vendimin e Metës, çfarë po negociojmë për zonën detare

Mar 2, 2018 | 12:07
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar dje në Parlamentin helen se ndryshe nga qeveria e mëparshme, nuk ka pasur negociata sekrete mes Tiranës dhe Athinës, duke shtuar se marrëveshja e re do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009.

kotzias

Kotzias iu përgjigj në parlament shqetësimeve të ishministres së Jashtme, Dora Bakojanis, për një marrëveshje të fshehtë me Shqipërinë për çështjen e detit. Por kreu i diplomacisë helene tha dje se në marrëveshjen e re që do negociohet me Shqipërinë do të ndahet 9 % e zonës detare, për të cilat kërkohet të gjendet një zgjidhje teknike.

“Mendimi ynë është se një marrëveshje e vërtetë është një mijë herë më e mirë se një marrëveshje fantazmë. Pra, duhet të shohim se si të dalim nga ky bllokim që ekziston prej 10 vitesh mes dy palëve. Dhe marrëveshja, që të shpjegohemi, ka të bëjë me 9% të sipërfaqes së detit midis Greqisë dhe Shqipërisë. Janë 1.190 kilometra katrorë të palës greke, për aq kohë sa deti territorial ka 12 milje. Janë 1.220 kilometra katrorë të palës shqiptare, e cila prej vitesh ka deklaruar 12 milje ujëra territoriale, ndërsa mbetet një pjesë rreth 9% e zonës detare për t’u negociuar, për të cilin duhet të gjejmë nëse ekzistojnë çështje teknike apo jo”, është shprehur ministri i Jashtëm, grek.

AUTORIZIMI

Duke folur për hapat konkretë, ministri grek ka thënë dje se Athina është në pritje të dhënies së autorizimit nga Presidenti Meta për palën shqiptare, në mënyrë që të nisin bisedimet përfundimtare.

“Do ta shohim nëse Meta së pari do të japë autorizim për Ministrinë e Jashtme shqiptare që kjo e fundit të vazhdojë me zbatimin. Natyrisht, mandati i dhënë nga zoti Meta do të jetë i mbështetur në udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, të cilat për ne nuk janë as të drejta as të përshtatshme dhe as diçka që ne duhet t’u nënshtrohemi”, është shprehur ai.

Në fjalën e tij para deputetëve grekë, Nikos Kotzias ka thënë se janë tri mundësi zgjidhjeje që të arrijnë në një marrëveshje të re mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e detit. Marrëveshja e firmosur në vitin 2009 dhe e rrë- zuar nga Gjykata Kushtetuese pengon të dy palët të shfrytë- zojnë Zonën Ekskluzive Ekono-mike. Ndërkohë që alternativën e dytë që Kotzias thotë se nuk do ta zbatojë kurrë, është të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

“Të “gëzojmë të mirat” e një marrëveshjeje, që kurrë nuk është ratifikuar nga ata që e nënshkruan atë e të vazhdojmë kështu dhe 50 vjet të tjera që të mos këtë mundë- si as Greqia, as Shqipëria të përdorin Zonën Ekonomike Ekskluzive të tyren; Të përpiqen shqiptaret nga pala e tyre dhe ne të pranojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – gjë që nuk mund të ndodhë (me 1000 %). Ne nuk kemi humbur ndonjë betejë që të detyrohemi të zbatojmë vendimet gjyqësore të vendeve të treta; Të kërkojmë, nëse ekziston një rrugë teknike, për të korrigjuar disa çështje teknike ose jo”, ka thënë ministri i Jashtëm grek.

QËNDRIMI

Ish- ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis, ka thënë se marrëveshja e vitit 2009 u rrë- zua dhe u sulmua për shkak të konflikteve të brendshme të qeverisë shqiptare. “Tërheqja e palës shqiptare nuk i dedikohet thënieve të se Greqia shprehet e kënaqur për marrëveshjen, por i detyrohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila atëherë kishin arsye politike, sepse opozita e atëhershme e Z.Rama ishte në kundërshtim me marrëveshjen për arsye të brendshme politike. Pra, Shqipërisë nuk iu bë ndonjë padrejtësi”, ka thënë Bakojanis.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura