Kosovari u arrestua në Kukës për Lamborghini-n e vjedhur, vjen përgjigja nga Interpoli. Pronari mbahet kot në burg

Aug 13, 2020 | 17:21
SHPËRNDAJE

Një i ri nga Kosova është arrestuar nga policia në Kukës më 27 korrik, pasi dyshohej se automjeti tip Lamborghini rezultonte i vjedhur në Itali.

1595934477_LamborghiniGallardo

Ai akuzohet për trafikim të mjeteve motorike.

Megjithatë, pas dërgimit të letërporosive nga ana e autoriteteve shqiptare më 4 gusht drejt Interpol Romës dhe zyrave qendrore të Interpolit në Bazel, rezultoi se automjeti nuk ishte i vjedhur, bën me dije “News 24”.

36 vjeçari nga Kosova, Labinot Ramadani e zotëronte makinën e shtrenjtë me dokumente të rregullta. Materiali i është përcjellë Prokurorisë së Kukësit.

Policia thoshte atë ditë se super-makina “Lamborghini Gallardo” dyshohej e vjedhur në Itali 9 vite më parë. Kosovari që e zotëronte makinën jeton në Zvicër.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura