Kosova një hap më pranë Këshillit të Evropës, Nikolla: Përshëndesim suksesin e merituar, mbështetja jonë vijon deri në anëtarësim të plotë

Mar 27, 2024 | 17:52
SHPËRNDAJE

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka përshëndetur miratimin e propozimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

nikolla

Nikolla, përmes një postimi në Facebook, ka rikonfirmuar angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Postimi i Lindita Nikollës:

Kosova, një hap më pranë Këshillit të Evropës

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot raportin dhe rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, përshëndes këtë sukses të merituar të Kosovës dhe rikonfirmoj angazhimin tonë për të vijuar mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE, në organizata të tjera ndërkombëtare, shtimin e njohjeve dhe rritjen e kontributit të Kosovës në marrëdhëniet dhe zhvillimet ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura