Kosova një hap më afër anëtarësimit në KiE, presidenti Begaj: Arritje e merituar, dëshmon përkushtimin ndaj vlerave dhe standardeve europiane

Mar 27, 2024 | 19:58
SHPËRNDAJE

Presidenti Bajram Begaj e ka cilësuar arritje të merituar miratimin e propozimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, që shënjon hapin e parë drejt kësaj perspektive.

begaj

Begaj shprehet gjithashtu se kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane

“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkruan Begaj në platformën X.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura