Kosova një hap më afër anëtarësimit në KiE, Ministri Hasani: Rezultat i angazhimit të vazhdueshme të Prishtinës në vlerat e demokracisë

Mar 27, 2024 | 18:23
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, shprehet se miratimi i propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshme të Prishtinës në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

igli hasani

Ai shprehet gjithashtu se mbeten në pritje që gjatë Sesionit të Prillit të Asamblesë Parlamentare të hapë rrugën për përfundimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Postimi i Igli Hasanit:

Urime Kosovës për ftesën që ju bë nga Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

Ky hap i rëndësishëm vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Mbetemi në pritje që gjatë Sesionit të Prillit të Asamblesë Parlamentare të hapë rrugën për përfundimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura