Koronavirusi/ Katër viktima dhe 118 infeksione të reja në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Jun 23, 2020 | 16:02
SHPËRNDAJE

Vijon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 118 persona të sëmurë.

Ndërkohë, janë regjistruar po ashtu edhe katër viktima, që të katër nga Shkupi.

koronavirus-maqedoni-696x435

Sërish, me numër të infektuarish kryeson Shkupi me 55 raste, Tetova 20, Kumanova 9, Ohri 9, Prilepi 4, Gostivari 4, Shtipi 1, Dibra 1, Gjevgjelia 1, Strumica 2, Resnja 5, Kërçova 1, Sveti Nikolla .

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 5311, ndërsa 251 kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë së virusit Covid-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura