Kontrolle nëpër lokale për persona të rrezikshëm, si u arrestua 31-vjeçari që sapo pa policinë…

Sep 14, 2021 | 13:46
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, ka mësyrë për kontroll në disa lokale në vendin e quajtur “Fusha e druve”, në lagjen “10 Korriku”, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete.

arma ne cante

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga lokalet, Policia tha se u konstatua një shtetas që mbante zjarri me vete, i cili sapo ka parë punonjësit e Policisë, ka tentuar ta hedhë armën në ambientet e jashtme të lokalit.

“Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa”, tha policia.

Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Leart Trushi, 31 vjeç.

Ai do të akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura