Kontrolle dhe në zonat më të thella, 50 efektivë dhe dy dronë gjatë operacionit në Dibër, çfarë gjeti Policia

Jun 11, 2020 | 9:38
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike përmes dronëve në zonat e thella e pyjore.

fiber kanabis

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 50 punonjës policie dhe dy dronë.

“Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Shërbimet policore përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër, ku si rezultat në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, konstatua një rast i kultivimit të kanabisit, dhe u arrestua nga Policia shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë, duke kontrolluar dhe në zonat më të thella, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve”, thekson Policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura