Kontrabandë ilaçesh për kancerin me vlerë 2040 USD, kapet shtetasi turk në Kapshticë

May 22, 2015 | 15:51
SHPËRNDAJE

Një shtetas turk është ndaluar nga Policia e Kufirit të Kapshticës. Mësohet se ai është Celal Çelikler, 57 vjeç, banues në Turqi dhe është ndaluar pasi agjentët e “Crown Agent” gjetën në kamionin e tij tip “Mercedes-Benz”, me targë 34ZP3892 ilaçe kontrabandë.

zilacet e sekuestruara

“40 kuti të vogla me mbishkrimin “Pirucin” 50 mlg ‘’Enjeksiyonluk SU ’’ dhe brenda tyre secila kishte nga 2 shishe, njëra 50 mlg me mbishkrimin “Pirucin” dhe tjetra 25 ml, me mbishkrimin “Enjeksiyonluk SU”, të cilat rezultuan se janë medikamente për mjekimin e sëmundjeve kanceroze, me vlerë ndërkombëtare tregu 2040 dollarë USA”,- thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor,Korçë për veprën penale ‘’Kontrabanda me mallra të licensuara’’.

ilacet e sekuestruara

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura